Kosta Rika mbyll me fitore ndeshjen ndaj Japonisë

(Lajm i përditësuar)
Kosta Rika mbyll me fitore ndeshjen ndaj Japonisë
Kosta Rika ka trimufuar në përballje me Japoninë.
Goli që shpëtoi Kosta Rikën ishte ai i Keysher Fuller Spence.
Me këtë fitore, Kosta-Rika renditet e treta në Grupin E me tri pikët e para, ndërsa Japonia e dyta, me po aq pikë.
Kosta Rika kalon në epërsi ndaj Japonisë
Kosta Rika ka kaluar në epërsi ndaj Japonisë në minutën 81′.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e përballjes mes Japonisë dhe Kosta Rikës
U mbyll pa gola pjesa e parë e përballjes mes Japonisë dhe Kosta Rikës.
Kujtojmë që, në ndeshjen e parë, Japonia triumfoi ndaj Gjermanisë, duke u renditur e dyta në grup, ndërsa Kosta-Rika gjendet e katërta pa pikë.
Po zhvillohet ndeshja midis Japonisë dhe Kosta Rikës – 11:20
Po zhvillohet ndeshja midis Japonisë dhe Kosta Rikës, në Katar.
Rezultati vazhdon të mbetet 0-0, gjersa kalon minuta e 27’ e ndeshjes.
Pas kësaj përballje, vijon ajo mes Belgjikës dhe Marokut në orën 14:00.
Kroacia takon Kanadanë në një përballje e cila luhet në orën 17:00, dhe Spanja në përballje me Gjermaninë në orën 20:00.
Që nga 20 nëntori, dita kur zyrtarisht nisi Botërori i këtij viti, janë zhvilluar ndeshje tejet interesante.
E fundit mbrëmë(26 nëntor), përballja mes Argjentinës dhe Meksikës, ndeshje e cila u mbyll në favor të Argjentinës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?