Thaçi: Izet Demaj është hero i Kosovës
Thaçi shpreh ngushëllime për vrasjen e policit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së policit në detyrë, Izet Demaj në Istog. Thaçi e ka cilësuar policin hero të Republikës së Kosovës, si dhe u ka shprehur ngushëllime familjes dhe policisë.
“Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Hashim Thaçi në Facebook.
Ngushëllime kanë shprehur edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Sot në Istog është vrarë një polic pasi që është shtënë me armë zjarri nga grabitësi i një banke në Istog. Pastaj edhe Policia e Kosovës ka shtënë mbi grabitësin, i cili po ashtu ka mbetur i vdekur. /21Media