Policia arreston tre persona në laboratorin e QMF-së në Vushtrri

Sot janë arrestuar tre persona në Vushtrri të dyshuar për ‘keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve disa mujore të zhvilluara, duke aplikuar edhe masat e fshehta të hetimit sipas urdhëresës se Gjykatës Themelore të Mitrovicës në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e rastit dhe të asistuar nga Inspektoret e Shëndetësisë të Ministrisë së Shëndetësisë, sot kanë inspektuar laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar) në bashkë-kryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022.
Tre të dyshuarit, janë shoqëruar për tu intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe në konsultë me Prokurorin kompetent të rastit të PTH-së në Mitrovicë, të lartë cekurve ju caktohet masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button