Osmani takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Chollet Derek, në New York.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani deklaroi se me Escobarin e Derek diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, si një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.
“Në New York, u takova me këshilltarin e Departamentit Shtetëror Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për të diskutuar integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili theksova se është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm”, shkroi Osmani në Twitter.
Presidentja Osmani po ashtu u shprehi falënderime ndaj SHBA-së për rolin aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button