Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL-i

 

 

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar. Personi, sipas Policisë, kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it.

I arrestuari, S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë, ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’.  I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla./21Media

 

Back to top button