Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për sigurinë në trafikun rrugor

 

Policia e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor.

Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore do të flasin përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës Policia ka bërë të ditur se 42 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda pesë muajve të këtij viti (janar-maj).

Ndërsa gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur 2 mijë e 753 aksidente me lëndime, duke shkaktuar kështu edhe lëndimin e 5 mijë e 419 qytetarëve./21Media

Back to top button