Policia i gjen armë në shtëpi zyrtarit në Gjilan

Një zyrtar është raportuar në Policinë e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të martën rreth orës 16:00 në Pasjak të Gjilanit.
Me urdhër të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te cal.9×19, një armë gjuetie si dhe 27 fishekë te armës së gjuetisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button