Gazetari amerikan u vra derisa po raportonte nga vendi i një vrasjeje

Një gazetar dhe një vajzë nëntë vjeçare janë vrarë pranë Orlandos, Florida, afër skenës së një vrasjeje.
Një gazetar i dytë dhe nëna e vajzës u qëlluan dhe u plagosën nga i njëjti person i armatosur, i cili dyshohet edhe për vrasjen tjetër, tha policia.

Dy gazetarët e “Spectrum News 13” po mbulonin vrasjen e një gruaje në zonë atë mëngjes kur i dyshuari adoleshent u kthye, raportoi BBC.
Është e paqartë nëse ata ishin në shënjestër.
I dyshuari ishte i armatosur kur u arrestua dhe nuk ishte duke bashkëpunuar me policinë, thanë hetuesit.

Back to top button