Policia jep detaje për arrestimin e Molliqajt dhe të tjerëve

Sot është arrestuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës konfirmoi edhe arrestimin e aktivistëve të tjerë të PSD-së, të cilët sipas tyre kanë pengar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit”, ka thënë Policia.
Sipas Policisë, të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Pas arrestimit të tyre, PSD ka thënë se aktivistët e tyre u arrestuan dhunshëm./21Media

Back to top button