Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, Policia në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës sot në orët e pasditës ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Përmes një komunikate për media, thuhet se bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).
Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.
Dy javë më parë Aeroporti kishte marrë një kërcënim tjetër me bombë, i cili më pas ka rezultuar se ishte i rremë./21Media

Back to top button