Policia jep detaje për përleshjen ku pati të shtëna
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar gjatë përleshjes që ndodhi dje (e mërkurë) në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë dy persona që kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e një sulmi nga një person i tretë, i cili edhe kishte shtënë me armë zjarri.
Po ashtu, bëhet e ditur se i njëjti është në kërkim policor.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 17.05.2023 – 12:20. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovar pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar . I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raport.
Ndryshe, dje është raportuar për të shtëna në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet dhe për një të lënduar./21Media