Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka shpërthyer sot në një lokal në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për rtv21.tv ka informuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë.
Borovci ka deklaruar se rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarrin në një lokal në rrugën ”Luan Haradinaj”, në Prishtinë./21Media

Back to top button