Policia jep sqarime për rastin në Zubin Potok

 

Policia sot ka dhënë sqarime lidhur me rastin e djeshëm në Zubin Potok, ku grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët. Policia ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme, edhe përkundër kërkimeve në terren, policia nuk ka arritur të gjej prova materiale përkatësisht gëzhoja të armës së shkrepur.

Policia ka informuar se sot ka siguruar deklaratat e dhjetë (10) ankuesve, ndërsa hetuesit policor së bashku me dëshmitaret dhe njësitë policore mbështetëse do të bëjnë sërish shikimin e vendit të ngjarjes me qellim të kërkimit të provave materiale.

“Dëshmitaret e rastit, përkatësisht ankuesit e këtij rasti, sot gjatë ditës jane intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kane dhëne deklarata me pretekst se deklaratat do ti deponojnë në polici në Prishtinë.”, është bërë e ditur në njoftim.

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e banorëve të zonës se Zubin Potokut, për zbardhjen e rastit të raportuar.

“Të gjitha veprimet policore në lidhje me rastin do të koordinohen në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Mitrovicë.”, ka shtuar tutje policia.

Ndryshe, në kuadër të organizimit të “Kosovo Mountain Club”, bashkë me plotë dashamirë të natyres që janë sulmuan nga serbët në veri ka qenë edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi. Përmes një postimi në facebook, Kadaj-Bujupi ka deklaruar se pas sulmit të armatosur që për fat nuk ka pasur viktima, janë detyruar që ngjitjen ta vazhdojnë në majen tjeter në Shalë të Bajgores./21Media

Back to top button