Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kap furgonin e Serbisë me rreth 3600 kg kafe të kontrabanduar

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në Veri, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Siç njofton PK, më datën 05.12.2025 rreth orës 10:40 në fshatin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, afër vijës kufitare me Serbinë, është ndaluar një furgon i dyshuar me targa të Serbisë.

“Në automjet janë gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3600 kilogramë. Kjo sasi e mallit/kafes dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor përkatës për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button