Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

 
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Adil Faik Krasniqit, i kërkuar për vepër penale të “grabitjes së armatosur”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor (StopListë), i dyshuar për disa vepra penale dhe ka fletërreshtim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepër penale të ‘Grabitjes së armatosur’, por që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i  kërkuar është Adil Faik Krasniqi, i lindur me 17.02.1986 , adresa rr,,Murat Xhakaj’’-Kolevicë e Re- Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në fund të komunikatës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button