Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

 

Policia e Kosovës me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Siç informoi sot policia, i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, u bë e ditur në komunikatën e policisë./21Media

Back to top button