Xhafer Tahiri rezulton pozitiv me COVID-19

 

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vet Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, teksa u shpreh se që nga dje është në vetizolim.

“Qytetarë të dashur të Vushtrrisë, Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.
Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve. Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë
Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora…

Posted by Xhafer Tahiri on Monday, August 17, 2020

Back to top button