Policia Kufitare hasë në 7 qese najloni me mbi 7kg drogë

 
Njësitet policore kufitare gjatë patrullimit në fshatin Zhub kanë hasur në shtatë qese najloni me mbi shtatë kilogramë substancë narkotike.
“Me datën 30.07.2021 rreth orës 01:00, patrulla policore e pikës kufitare Qafë Prush, gjatë patrullimit në fshatin Zhub, përkatësisht në skaj të rrugës Bernard Komani, rrugë kjo e cila të dërgon në drejtim të pikës kufitare Qafë Prush, kanë hasur në shtatë (7) qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë  totale prej (7 kg e 507 gram)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë veprime konkrete policore, të realizuara në bashkëpunim edhe me njësitet  përgjegjëse të Drejtorisë Rajonale të policisë kufitare “Perëndimi” Gjakovë.
Sipas procedurave të parapara janë njoftuar edhe njësia kompetente nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik si dhe Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 i KPRK-së./21Media

Back to top button