Policia ndalon një grup që përpiqej ta vidhte muralin e Banskyt në Ukrainë

Murali i artistit të njohur të grafitit, Bansky mbeti i paprekur pas përpjekjeve për ta vjedhur nga muri i një ndërtese të shkatërruar në Ukrainë.
Policia vendase ka njoftuar se kanë arrestuar disa të dyshuar lidhur me rastin.
Kjo ishte vepra e radhës e punuar e Bansky-t, muajin e kaluar në Ukrainë.
Grafitet nuk u dëmtuan dhe tashmë Policia po i mbron ato punime.
“Këto imazhe janë simbol i luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës me Ukrainën. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i ruajtuar këto vepra, si simbol i fitorës sonë”, tha Oleksiy Kuleba, guvernator i Kievit.
Qytetet në të cilat Bansky i realizoi grafitet e tij, janë më të prekurat nga lufta në Ukrainë./21Media

