Policia në kërkim të një të dyshuari për “ngacmim”

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023 në orën 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”.

Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre. Vlen të ceket se i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë.

“Andaj, kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”./21Media

Back to top button