Policia për protestën në veri: E qetë dhe pa ndonjë incident

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për protestën e sotme e cila u mbajt në Mitrovicën e Veriut nga serbët kundër vendimit të BQK-së e cila ndalon përdorimin e dinarit.

Policia ka thënë se në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 1800 persona, të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ndërsa protesta ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident.

“Policia e Kosovës ç’do herë ka njohur dhe njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë për media./21Media

Back to top button