Policia: Rreth 80 protestues të dhunshëm sulmuan me eksplozivë, armë, gurë e tulla policët në Zveçan

Që nga 26 maji në tri komunat veriore – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok – serbët kanë protestuar kundër vendimit që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrën nga objektet komunale.

Këto protesta kanë qenë edhe të dhunshme sidomos më 29 maj ku janë sulmuar edhe zyrtarët policorë e KFORI.

Polica të shtunën në raportin 24 orësh njofton se 70-80 persona të dhunshëm me mjete eksplozive, armë zjarri, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët.

“Zveçan 29.05.2023 – 17:00. Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”., thuhet në njoftimin e policisë.

Protestat  në veri po vazhdojnë edhe sot, por të qeta me numër simbolik të qytetarëve./21Media

 

Back to top button