Bayern fitoi me rezultat të thellë ndaj Benficës

Bayern Munchen sonte shënoi fitore ndaj Benficës, me rezultat 4-0, ndeshje është e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sipas BavarianFootball, Bayern luajti më mirë në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje.
Në minutën e 70’, Leroy Sane shënoi golin e parë ndaj Benficës, duke ndryshuar rezultatin për 1-0.
Goli dytë ishte autogoli i Evertonit, ndërkaq Lewandowski shënoi përsëri në minutën e 82’.
Për rezultatin përfundimtar 0-4 shënoi Leroy Sane në minutën e 85’.
Pas kësaj fitoreje, Bayerni pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë. Ndërkaq, Benfica mbetet në vendin e dytë me katër pikë./21Media

Back to top button