Policia sërish gjeti thasë më rërë në një shtëpi në Zveçan, po intervistohet pronari (VIDEO)

Policia e Kosovës ka bastisur sot edhe një shtëpi private në Zveçan, ku ka hasur në thasë të tjerë me rërë.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se këta thasë besohet që kanë qenë që nga koha e barrikadave në vitin 2022.

“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpisë i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpisë ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit . Pronari është duke u intetvistuar”, tha Elshani.

Polica edhe dje ( e martë ) ka bastisur një objekt në Komunën e Zveçanit.

Në këtë objekt janë gjetur thasë me rërë, të cilët janë përdorur në të kaluarën si istikame në barrikada në Rudar.

‘Sot, gjate kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për te sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan. Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.  Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë e pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat.”, ka bërë të ditur Elshani të martën./21Media

Back to top button