Policia zbuloi dy plantacione me bimë narkotike në Koshare

Policia e Kosovës në zonën e Kosharës ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohen të jenë të llojit kanabis, dhe në të dy parcelat janë gjetur 60 bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm.
Ky aksion u krye gjatë realizimit të të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’, ndërsa në vend të ngjarjes menjëherë kanë dalur edhe njësitet policore të Gjakovës.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar me djegie në një vend të sigurt.
Hetuesit nga Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Gjakovës do të vazhdojnë të trajtojnë këtë rast edhe në ditët në vijim.
“Vlen të cekët se policia kufitare e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe janë mbështetur nga Policia e Shqipërisë. Policia e Kosovës, në këtë rast policia kufitare, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin e çdo dukurie trans-kufitare përfshirë edhe kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet në njoftim./21Media
 
 

Back to top button