Tre faktorët kyç që nuk po e lënë fëmijën tuaj të flejë natën

Tani ekspertët kanë paralajmëruar se janë tre gjëra që fëmijët tuaj mund të bëjnë para gjumit e që po i pengojnë ata të flenë mirë natën.
Një sondazh me 1000 prindër zbuloi se mungesa e gjumit mund të ketë një ndikim dramatik në sjelljen e fëmijëve, përcjell portali rtv21.tv
Kjo nga ana tjetër ndikon në aftësinë e tyre për të mësuar në shkollë.
Ju mund të mendoni se fëmija juaj ka rutinën më të mirë të gjumit, por disa nga ritualet më themelore para gjumit mund të dëmtojnë modelin e tyre të gjumit.
Rreth 19 për qind e prindërve të pyetur thanë se të vegjlit e tyre kishin probleme për të fjetur.
Por ishin tre fajtorë kryesorë:
1. 44 për qind e prindërve fajësuan telefonat e tyre
2. 26 për qind fajësuan videolojërat
3. 21 për qind fajësuan TV për pengimin e fëmijëve të tyre për të fjetur.
Për shumë prindër, t’u japin fëmijëve të tyre një pajisje ose t’i lënë ata të shikojnë një episod më shumë të Peppa Pig është një mënyrë e shkëlqyer që t’i bëjnë fëmijët të qetësohen.
Por rezultatet nga Bensons for Beds sugjerojnë se koha para ekranit nuk po i ndihmon fëmijët të flenë.
Ekspertja e gjumit, Sophie Bostock tha se prindërit duhet të kuptojnë se koha e tepërt para ekranit para gjumit mund të vonojë orarin e gjumit dhe të ketë një ndikim shkatërrues në cilësinë e tij.
“Është pozitive që kaq shumë prindër e kuptojnë se një rutinë e rregullt para gjumit mund t’i ndihmojë fëmijët të bien në gjumë dhe të bëjnë gjumë cilësor.
“Kërkimet sugjerojnë se zëvendësimi i kohës para ekranit me aktivitete alternative, si banja, leximi ose përralla para gjumit, jo vetëm që mund të ndihmojë me gjumin, por gjithashtu mund t’i ndihmojë ata të qëndrojnë vigjilentë dhe të përqendrohen në shkollë të nesërmen.”
Sfida të tjera para gjumit të përmendura nga prindërit përfshinin mediat sociale, paaftësia për t’u çlodhur, ankthi dhe shqetësimi për shkollën.
Kjo mungesë gjumi, po ndikon gjithashtu në sjelljen e tyre, zbuloi sondazhi.
Ekspertët sygjerojnë se foshnjave nga katër deri në 12 muaj, u nevojiten 12 deri në 16 orë gjumë, këtu përfshihen edhe dremitjet gjatë ditës.
Fëmijët e moshës një deri në dy vjeç duhet të flenë 11 deri në 14 orë, duke përfshirë edhe dremitjet.
Fëmijët e moshës tre deri në pesë vjeç duhet të flenë 10 deri në 13 orë duke përfshirë dremitjet, me ata të moshës 6 deri në 12 vjeç , 9-12 orë.
Adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeç, duhet të flenë 8-10 orë./21Media

Back to top button