Politikani gëlltit një bletë në mes të konferencës live

Nuk është e lehtë të bësh një politikan të mbyllë gojën, por natyra gjeti një mënyrë në Kanada, kur Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, gëlltiti një bletë në mes të një konference për shtyp.
Bleta u pa duke gumëzhitur pranë gojës së Doug Ford, ndërsa ai ishte në mes të përgjigjes së një pyetjeje mbi kujdesin shëndetësor.
Disa sekonda më vonë ajo fluturoi brenda gojës së tij.
“Çfarë ishte ajo?” pyeti ai, para se të shtonte: “Sapo gëlltita një bletë.”
“Jam mirë. Ajo është këtu poshtë duke gumëzhitur tani, “tha Ford me shaka, duke treguar barkun e tij. “Ajo ka shumë pasuri të paluajtshme brenda.”/21Media

Back to top button