Publikohet aktgjykimi në gjuhën shqipe ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar aktgjykimin në versionin e redaktuar, në gjuhën shqipe, të shpallur me 18 maj 2022 ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.
Aktgjykimi përbëhet nga 375 faqe.
Më 18 maj, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Ata akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Back to top button