Polonia i jep fund marrëdhënieve energjetike me Rusinë

Qeveria e Polonisë ka përfunduar një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën, njoftoi të hënën ministrja e klimës, Anna Moskwa.

“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal [tubacionin]”, shkroi Moskwa në Twitter.

“Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë së qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus. Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror. Kjo ka ardhur një ditë pasi Rusia ka ndaluar eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.

Polonia dhe Bullgaria janë ndërprerë në fund të prillit për shkak se nuk kanë bërë pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e kanë përshkruar në atë kohë si “shantazh” nga Moska./21Media

 

Back to top button