Bordi i ZRRE-së raporton para komisionit me dyer të mbyllura, reagon Hoti

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka filluar raportimin në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, që konfirmoi atë të Gjykatës Themelore për pezullimin e faturave me çmim të rritur.
Raportimi po bëhet pa praninë e mediave në sallë.
Lidhur më këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet.
“Përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?! Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?! Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet. Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button