Sipas tij nëse nuk respektohen procedurat, secili do të sjellë vendime

Sipas tij nëse nuk respektohen procedurat, secili do të sjellë vendime

Ministri teknik i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski, sot nga Malta porositi se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të  Maqedonisë nuk është bërë sipas procedurave ligjore.  Në rast se ato nuk respektohen, atëherë secili do të fillojë të sjellë vendime jashtë institucioneve, shtoi Popovski. Ai merrte pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Valeta të Maltës, shkruan tv21.tv.

“Në këtë rast, procedurat ligjore nuk janë respektuar. Kjo do të thotë se duhet ta kthejmë sigurinë ligjore nëpërmjet ndjekjes së procedurave. Në të kundërtën, çdokush do të fillonte të merrte vendime jashtë institucioneve. Unë mendoj se kemi mospajtime të mëdha rreth shumë çështjeve, por për gjithçka duhet të bisedohet, ndërsa vendimet duhet të sillen në korniza të procedurave ligjore dhe institucioneve ligjore”, tha Nikolla Popovski, Ministër i jashtë i RM./21Media