Rusia-Malit të Zi: Merrni përgjegjësinë për pasoja

“Keqardhje të thellë” për udhëheqjen e tanishme të Malit të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është prononcuar për vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Kjo ministri konstaton me “keqardhje të thellë” se udhëheqja e tanishme e Malit të Zi dhe promotorët e saj perëndimor megjithatë “nuk kanë dëgjuar zërin e arsyes”.

“Miratimi i akteve fondamentale që kanë të bëjnë me çështjet bazë të sigurisë nacionale përmes votimit të disa deputetëve, pa marrë mendimin e popullit të vendit, paraqet akt demonstrativ të shkeljes së të gjitha normave dhe parimeve demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë./21Media

Back to top button