Gjermania kalon në 1/8 e finales, eliminohet Hungaria

 
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë dhe të fundit të Grupit F mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati është i barabartë 2:2.
Me këtë rezultat, Gjermania i bashkohet Francës dhe Portugalisë në fazën e eliminatoreve të Kampionatit Evropian Euro 2020.
Fillimisht, ishte Hungaria e cila kaloi në epërsi e para përmes Szalai në minutën e 11’, ku edhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0, ndërsa në pjesën e dytë, Gjermania e filloi më mirë, ku mesfushori Kai Havertz shënon në minutën e 66’ për 1:1.
Kundërpërgjigja e hungarezëve ishte e shpejtë, ku në minutën e 68’, Schafer shënon për 2:1. Golin e barazimit dhe të kualifikimit tutje për Gjermaninë e shënoi mesfushori Leon Goretzka në minutën e 84’.
Rezultati përfundimtar mes Gjermanisë dhe Hungarisë është 2:2.

Back to top button