“Posa të dalin nga Serbia Radoiçiq dhe të tjerët do të arrestohen dhe të ekstradohen në Kosovë”

Fletarresti ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiqit i lëshuar nga Interpoli u mirëprit në Kosovë. Njohës të rrethanave juridike vlerësojnë se Radoiçiq dhe të tjerët do të arrestohen nga secili shtet posa të dalë jashtë kufijve të Serbisë e më pas të ekstradohen në Kosovë. Por shpjegojnë se cka do të ndodhë nëse ai nuk del jashtë kufijve të Serbisë.

Lëshimi i fletarrestit ndërkombëtar për Milan Radoiçiqin personin që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator i hapi rrugë ekstradimit të tij në Kosovë në rast të arrestimit të tij pas daljes eventuale nga Serbia.

Profesori i së drejtës penale ndërkombëtare, Kolë Krasniqi, e quan lajm të mirë lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për Radoiçiqin dhe të tjerët teksa shpjegon se çka pason pas këtij fletarresti.

“Lajm shumë i mirë për lëshimin e fletarrestit për grupin terrorist që tentoi të bënte kryengritje në Kosovë. Pas këtij fletarresti të gjithë shtetet ku Radoiciq dhe personat e tjerë të kërkuar mund të hasin ato shtete janë të obliguar t’i arrestojnë dhe të fillojnë procedurën e ekstradimit. Kjo s’do të thotë që në mënyrë automatike do t’i dorëzojnë në Kosovë për faktin se ekstradimi të shumica e shteteve evropiane është çështje më tepër e kompetencës ekzekutive të minsutrit është lajm i mirë për faktin se UNIMK-u si ndërmjetësuesi mes nesh edhe Interpolit ka kërkuar e ka proceduar kërkesën e autoriteve kosovare për lëshimin e fletarrestit ndaj tyre dhe INTERPOL-it…”, tha Krasniqi.

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se fletarresti ndërkombëtar është inicuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas tij, Radoiçiq dhe të tjerët do të arrestohen nga secili shtet posa të dalë jashtë kufijve të Serbisë e më pas edhe të ekstradohet në Kosovë.

“Ky flet arrest ndërkombëtare është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës miratuar nga gjykata e pastaj i futur në sistem nga UNMIK-u i cili si autoritet është kompetent për të plotësuar databazën e INTERPOL-it me fletarrestin nga ana e Kosovës. Nga koha kur ky fletarrest është në data bazën e i Interpolit nëse Radiociq dhe të tjerët dalin nga Serbia për në shtet tjera, ato shtete që shkojnë janë të obliguara t’i arrestojnë dhe ta dorëzojnë njoftimin teka autoritetet e Kosovës për të filluar procedurat e ekstradimit posa që Ministria e Drejtësisë përmes rrugëve diplomatike i dërgon dokumentet e kërkuara atëherë mund të ndodh ekstardimi, përjashtim bëjnë shtetet që se kanë njohur Kosovën. Serbia është kthyer në parajsë të kriminelëve që mund të kryejnë krime në Kosovë. E mira e fletarresteve ndërkombëtarë është që së paku kriminelëve ia kufizon lirinë e lëvizjes”, tha ai për RTV21.

Po çka nëse Radoiçiq nuk lëvizë fare nga Serbia?

“Në qoftë se nuk lëvizë fare nga Serbia atëherë Serbia përderisa është anëtare e Interpolit është e detyruar të fillojë një procedurë ata kanë fillu një procedurë dhe mund ta neutralizojnë kërkesë e Kosovës për ekstradim”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, tha se së paku kriminelëve ia kufizonë lirinë e lëvizjes.

“E mira e fletarresteve ndërkombëtarë është që së paku kriminelëve ia kufizonë lirinë e lëvizjs”.

Lëshimi i fletarrestit ndërkombëtar ndaj, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq dhe 19 personave të tjerë erdhi dy muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit./21Media

Back to top button