Prej 29 nëntor deri më 13 dhjetor, peridha për përsëritjen e votimit me postë për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.
Kështu sonte informoi për rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090./21Media

Back to top button