Prej nesër Gucati dhe Haradinaj të mund takohen me familjarët e tyre (Video)

Seanca paragjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Në gjykatën Speciale në Hagë u mbajt seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Edhe në këtë seancë pati diskutim për çështjen e nxjerrjes së materialeve. Avokatët e të akuzuarve kërkuan që materialet t’u dorëzohen në shqip. Gjatë kësaj seancë u bë e ditur lajmi që prej nesër Gucati dhe Haradinaj do të lejohen të takohen me familjarët e tyre./21Media

Back to top button