Presidenca i reagon Isa Mustafës: Po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Bruksel. Ai në një postim në “Facebook”, tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja, Vjosa Osmani.
Ai akuzoi Osmanin, Kurtin, Shpejtim Bulliqin e ‘piromanët e tyre’ që në vitin 2015 dhe 2016 e penguan ratifikimin si kusht të liberalizimit, ‘duke shpikur të pavërteta’
Lidhur më këtë ka reaguar këshilltari për media në zyrën e Presidentës, Bekim Kupina. Ai ka përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook“, ia ka kujtuar momentin kur para kohe patën uruar liberalizimin e vizave dhe u shpreh se presidentja Osmani nuk ka ngjallur shpresën e rreme.
“Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla.
Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presisdentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.
Z.Mustafa, tre rreshtat e fundit të kësaj fjalie, ishte dashur t`i thoni ju më 2016, porse nuk patët guxim. Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar.
Z.Mustafa, në deklarimet e Presisdentes Osmani nuk pati shpresë të rreme, por pritje realiste. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë”, ka shkruar ai.
Krejt në fund ai ka shkruar se për Mustafën liberalizimi i vitit 2014 është ende valid, teksa shton se shpreson se ai ka ndërruar kalendarin./21Media

Back to top button