Presidenca: Komunitetet mund t’i besojnë policisë

Pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri, ka reaguar Blerim Vela, shef i Stafit të Kabinetit të Presidencës duke thënë se i dyshuari është person me histori kriminale.

Vela në një postim në Twitter, ka thënë se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, shkroi Vela në Twitter./21Media

Back to top button