​Restaurohet Kulla e Sahit Avdylit në Dujakë të Gjakovës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se edhe Kulla e Sahit Avdylit në fshatin Dujakë të Gjakovës, i rikthehet pamjes së dikurshme.

Ministri Çeku ka shkruar në Facebook se ruajtja e origjinalitetit dhe rifunksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është synim i tyre.

“Restaurimi dhe mbrojtja e monumenteve kultivojnë krenarinë për të kaluarën dhe pasurinë tonë kulturore”, ka shkruar ai.

Back to top button