Presidenti francez fton Kosovën e Serbinë të gjejnë një kompromis

 
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Para takimit liderët u prononcuan për media para Pallatit Elysee.
Macron gjatë fjalimit të tij ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen për të gjetur një kompromis, pasi siç tha vetëm në këtë mënyrë, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen drejt një të ardhme evropiane.
Presidenti francez, tha se Kosova do të ketë mbështetjen e Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh mirënjohës për gjithë kontributin që ka dhënë Franca për Kosovën. Kurti gjatë kësaj konference ftoi Macronin për vizitë në Kosovë./21Media

Back to top button