Presidenti i Këshillit Evropian në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të trafikut në disa segmente rrugore

Policia e Kosovës njofton se ka marrë të gjitha masat për ofrimin e sigurisë gjatë qëndrimit në Kosovë për vizitë zyrtare të Presidenti i Këshillit të Evropës .Charles Michel, së bashku me një delegacion shoqërues, me datë 14 dhe 15 qershor.
“Në kohën e ardhjes (pasdite) me 14 qershor, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të kryeqytetit në rrugët ku lëviz eskorta, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Po ashtu edhe në ditën e kthimit (pasdite) me 15 qershor, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button