Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për tragjedinë në festën e Halloween-it, ku mbetën të vdekur të paktën 146 persona.
Osmani u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.
“E pikëlluar nga tragjedia në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani.
Të paktën 146 njerëz vdiqën gjatë festimeve të Halloween-it në lagjen Itaewon të Seulit në Kore të Jugut, të shtunën mbrëma, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve Yongsan. Të paktën 82 të tjerë u lënduan në incident.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende, por Agjencia e Lajmeve, Yonhap raportoi se dhjetëra njerëz pësuan “arrest kardiak”./21Media

Back to top button