Presidentja Osmani vizitoi Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve

Në kuadër të javës Javës së të Shurdhërve, Presidentja e Republikës së Kosovës ka vizituar Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.
Siç bëhet e ditur një njoftimin për media Osmani ka theksuar se ofrimi i mundësive të barabarta si dhe qasja e barabartë për të gjithë, janë përkushtimi i çdoditshëm i institucioneve të Kosovës. Ajo e ka cilësuar këtë kategori, të vlefshme dhe të dobishme për shoqërinë kosovare.,
“Të shurdhrit janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Sa më shumë mundësi për ta, sa më shumë kushte për ta, shoqëria jonë do të jetë më e barabartë dhe më e dinjitetshme”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.
Presidentja Osmani u ka ofruar mbështetje kësaj kategorie dhe i ka inkurajuar që të jenë të vendosur për eliminimin e të gjitha pengesave të çfarëdo natyre qofshin ato.
Ndërkaq përfaqësues të SHKSH-së, i prezantuan disa kërkesa Presidentes Osmani, në mesin e të cilave, rritjen e qasjes në arsim, pajisjen me patentshofer, qasje më të madhe në informacione si dhe ofrimi i shërbimeve të asistencës në institucione publike dhe private./21Media

Back to top button