Preteni: Gjyqtarët e Kosovës e kanë rrogën më të mirë se Kryeministri, privilegjet i kanë, punë kërkun hiç

 
Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk ka qenë e nevojshme të krijohet.
“E kemi Prokurorinë në tri nivelet, Gjykatën në tri nivelet, task forcat janë krijuar vetëm për të krijuar huti e ‘ujku doli në mjegull'”, ka thënë Preteni.
Ndër të tjera, Preteni në “Click” ka thënë se Gjyqtarët e Kosovës e kanë rrogën më të mirë se Kryeministri i Kosovës. Ai tutje ka thënë se privilegjet i kanë, mirëpo puna e tyre sipas tij, është “kërkun hiç”./21Media

Back to top button