Prezantuesit kosovar i mbeti hatri pse “shoqja e tij” Jennifer Lopez nuk e ftoi në dasmë

Prezantuesi i programit të mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21, Shpat Kërleshi gjatë prezantimit të një storie sot u tregoi shikuesve se për çka i mbeti hatri nga “shoqja e tij” Jennifer Lopez.
Shpati me humorin e tij, tha se nuk e di arsyen pse nuk ishte i ftuar në dasmën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck që u martuan të shtunën.
“Një shoqe e jemja mu ka martu Jennifer Lopez sdi çka u bo nuk më ka thirr as kurgjo”, tha ndër tjera Shpati.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar në Las Vegas, tre muaj pasi u fejuan sërish. 52 vjeçarja kishte veshur dy fustane mahnitëse për ditën e madhe.
Jennifer do të marrë gjithashtu mbiemrin e Affleck. Zyra e regjistrimit të Clark County tregon se ylli i popit do të ndryshojë emrin e saj në “Jennifer Affleck”.
Kjo është martesa e dytë për Affleck, i cili ka tre fëmijë nga lidhja me aktoren Jennifer Garner, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2018.

J.Lo ka pas vetes tri martesa: me kamerierin kubanez Ojani Noa (shkurt 1997-janar 1998), valltarin Cris Judd (shtator 2001-qershor 2002) dhe këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u nda në vitin 2011 pas shtatë vitesh martsë dhe ka fëmijë binjakë./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button