Prishtinasi raporton në polici se ia kanë rrëmbyer të dashurën

 

Një burrë nga Prishtina ka raportuar dje në Polici se përmes telefonit ishte njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga një person.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin. “Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button