Pritje të gjata në pikat kufitare
Bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se në mëngjesin e së premtes pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin.
Sot është raportuar se në pikën kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova, udhëtarët po presin deri në 3 orë.
Pritje deri në 2 orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Vërmicë dhe Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të pushimeve./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?