Prizren, arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimin se posedonin substanca narkotike.
Policia në banesat e tyre ka gjetur dhe sekuestruar tri qese najloni me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë qese me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12×10€,7×5€, dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni të zbrazura, një veturë me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button