Gjilan, theret me thikë një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se i njëjti ka therur me thikë një burrë.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, i dëmtuari ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është raportuar dje(17 dhjetor) rreth orës 22:05.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button