Procesi i noterisë, Haxhiu me vendim të ri
Mnistria e Drejtësisë ka vendosur që të hap konkurs të ri për provimin e noterisë.
Ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media deklaroi se kjo po bëhet për qëllim të rritjes së cilësisë, por edhe konkurrencës midis kanidatëve.
“Pra ne tani jemi duke punuar në themelimin e komisionit e pastaj edhe hapjes së konkursit për provimin e noterisë’, tha Haxhiu.
Vendimi i Haxhiut vjen pasi Gjykata Themelore ka rrëzuar vendimin paraprak të saj për anulimin e procesit të provimit të noterisë, i cili ishte mbajtur gjatë kohës kur Abelard Tahiri ishte ministër i Drejtësië./21Media